Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën

55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën

Mbështetja e opinionit publik rus për luftën në Ukrainë po bie ndjeshëm, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, në buletinin e saj të përditshëm të dielën, duke cituar sondazhet e fundit në Rusi. “Me Rusinë që nuk ka gjasa të arrijë suksese të mëdha në fushën e betejës në muajt e ardhshëm, mbajtja e miratimit edhe të heshtur të luftës në mesin e popullatës ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin”, tha ajo. Ministria vuri në dukje një raport nga një media e pavarur ruse që pretendonte akses në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal Mbrojtës i Rusisë për përdorim të brendshëm. “Të dhënat treguan se 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën, me vetëm 25% që pretendojnë se mbështesin vazhdimin e konfliktit”, tha ministria, pa identifikuar median ruse. ”Në fillim të luftës, rreth 80% e rusëve kishin mbështetur atë që Kremlini e quan një operacion special ushtarak”, theksoi ajo. Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacione të marra nga shërbimet sekrete të vendit që nga fillimi i luftës, në fund të shkurtit, me synimin për të kundërshtuar raportet ruse dhe për të rritur mbështetjen për Ukrainën në Perëndim. Moska akuzon Londrën për një fushatë dezinformimi.https://ata.gov.al/2022/12/04/rusi-bie-ndjeshem-mbeshtetja-e-opinionit-publik-per-luften-ne-ukraine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ