Sipas të dhënave të bëra publike janë 530 mjete të vendosura në dispozicion për ndërhyrjet në rrugë, 5050 tonë kripë janë siguruar për trajtimin e akullit dhe borës dhe 1200 punonjës janë angazhuar në operacionet e mirëmbajtjes dimërore.
Balluku nënvizoi se këto masa synojnë të garantojnë qarkullimin e pandërprerë dhe pa problematika në të gjitha akset rrugore të vendit, duke minimizuar rreziqet dhe vonesat për qytetarët dhe bizneset gjatë sezonit dimëror.
Strukturat e mirëmbajtjes do të jenë në shërbim 24 orë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë udhëzimet dhe të udhëtojnë me mjete të përgatitura për kushtet e stinës.





