Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMI52 kompani gjermane : Të rrisim bashkëpunimin në fushën e eksporteve

52 kompani gjermane : Të rrisim bashkëpunimin në fushën e eksporteve

Biznesi gjerman i bën thirrje sipërmarrjeve shqiptare për bashkëpunim në fushën e eksporteve. Janë 52 kompani të përzgjedhura gjermane, që nëpërmjet institucionit të tyre përfaqësues në Shqipëri, Dhomës Gjermanë të Industrisë dhe Tregtisë, bëjnë thirrje për të siguruar bashkëpunim me kompani shqiptare, në fusha të ndryshme. Thirrja bëhet në kuadër të një projekti të përbashkët mes dhomave të tregtisë gjermane dhe dhomave të njëjtit profil të Ballkanit. Kompanitë gjermanë këmbëngulin të rrisin bashkëpunimin në fusha me interes për industrinë gjermane. Sidomos përsa i përket menaxhimit të blerjes dhe logjistikës së materialeve. Thirrja ka të bëjë me të gjitha ato kompani shqiptare, që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe, që janë të afta t’u shesin produktet e tyre 52 kompanive gjermane në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automotive, valvulave industriale, përpunimit të materialeve metalike, plastike, elektronike etj. Bizneset shqiptare, që kanë interes, duhet ta shprehin këtë interes brenda muajit tetor 2022, ndërsa pala gjermane do të organizojë takimet biznes- biznes në javën e parë të dhjetorit në Shtutgard. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). Gjermania po bashkëpunon edhe me qeverinë shqiptare, për të promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme nga pikëpamja sociale dhe ekologjike. Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliardë euro, kontribut që bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dy palëshe. “Gjermania është investitori i 11-të më i madh në Shqipëri”-theksohet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.https://lajme.rtsh.al/artikull/52-kompani-gjermane-thirrje-sipermarrjeve-shqiptare-te-rrisim-bashkepunimin-ne-fushen-e-eksporteve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ