Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj

51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj

Në Shqipëri 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç si Ismeti që gjeneron ide, punon e punëson e që ndërton me përkushtim një histori suksesi. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke marrë shkas nga vizita që zhvilloi sot së bashku me Kryeministrin Edi Rama në resortin agroturistik i ngritur mbi një repart të braktisur ushtarak në zonën e Surrelit në Tiranë, solli në vëmendje pasionin e të rinjve në sektorin e agroturizmit, që po fuqizohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Kazerma e Cerenit që pritet të hapë dyert si një pol i ri i agroturizmit që i shtohet Tiranës dhe përpunimit artizanal të frutave, perimeve, grurit, qumështit, mishit e verës është investim mbresëlënës i Ismetit, ikur në emigracion në Angli nga Kalaja e Dodës dhe kthyer në Shqipëri me eksperiencën e kuzhinës, i cili është bërë i njohur përmes restorantit “Cereni” në Surrel. Në një hapësirë prej më shumë se 37 mijë m2, ish-repart ushtarak, tashmë falë sipërmarrjes që ka ndërmarrë Ismetit pritet të kthehet në një oaz agroturistik të veçantë që ngjall interes të shtuar për vizitorët dhe turistët e huaj. “Një muze të jetueshëm dhe risjellë në jetë në formën më të bukur me historinë e kazermës së ushtrisë dhe një laborator të jashtëzakonshëm kulinarie duke ofruar një risi në qytet”, e përshkroi ministrja Krifca këtë investim model në agroturizmin tonë. Ministrja theksoi se, Qeveria Shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese. “Mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë është në fokus të politikave tona”, theksoi Krifca.https://ata.gov.al/2022/12/15/51-e-fermave-agroturistike-menaxhohen-nga-te-rinj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments