Më shumë se 500 shtetas të huaj kanë arritur të largohen sot nga Rripi i rrethuar i Gazës përmes pikës kufitare te Rafahut për në Egjipt, thanë autoritetet palestineze. Mes tyre ishin shtetas të Spanjës, Holandës, Suedisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marokut, Jordanisë dhe Rusisë. Përveç kësaj, një numër i vogël i palestinezëve të plagosur që kishin nevojë për trajtim mjekësor u lejuan gjithashtu të largoheshin në Egjipt. Palestinezët e tjerë në Gaza që nuk kanë pasaportë të huaj nuk janë lejuar të largohen. Izraeli ka mbyllur kufirin me Gazën, duke e lënë pikën e Rafahut në Egjipt si pikën e vetme kufitare në brezin e ngushtë bregdetar palestinez.