Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, shpalli konkursin për krijimin e logos me simbolikë: “50-vjet nga Revolta e Spaçit”, nga nxënësit e shkollave të mesme artistike të arsimit parauniverstar. Bazuar në pëlqimet e marra, fitues është punimi i nxënësit Radjon Zhuri, klasa XII, shkolla artistike “Ajet Xhindole” Berat, me 177 pëlqime. Autoriteti i Dosjeve falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs, duke i vlerësuar për përkushtimin dhe talentin e shprehur në punimet e dërguara, si dhe u uron suksese në krijime të tjera. Logoja fituese do të përdoret në komunikimin zyrtarë të Autoriteti të Dosjeve për vitin 2023, si dhe materialet të tjera në përkujtim dhe nderim të kësaj ngjarje.atsh