Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI50 % të vlerës totale për mekanikë bujqësore

50 % të vlerës totale për mekanikë bujqësore

Qeveria mbështet mekanizimin e bujqësisë, si një faktor kyç në rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe uljen e kostove për fermerët.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se, Skema Kombëtare e Investimeve 2024 adreson financim për fermerët që investojnë në mekanikë bujqësore.

Denaj tha se, masa e përfitimit për mekanikën bujqësore është jo më shumë se 50 % e vlerës totale të faturave tatimore. Fermerët përfitojnë deri në 5 milionë lekë.

“Fermerët kanë mundësi të aplikojnë deri më 8 nëntor në Skemën Kombëtare të Investimeve për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale”, informoi Denaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments