Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE50 psikologë punësohen në qendrat shëndetësore

50 psikologë punësohen në qendrat shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me psikologët e parë të punësuar pranë qendrave shëndetësore, të cilët do të garantojnë që shërbimet në 50 qendra shëndetësore në vend, të jenë shërbime të integruara socio-shëndetësore. “50 psikologë dhe punonjës socialë po i bashkohen strukturave tona të kujdesit parësor. Janë 29 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime 24/7, që do të kenë figurën e psikologut dhe punonjësin social. Janë gjithashtu dhe 21 qendra të tjera të cilat do të kenë shërbimin socio-shëndetësor të integruar”, tha Manastirliu Ministrja Manastirliu foli për shtrirjen e këtij shërbimi edhe gjatë vitit të ardhshëm. “Nuk do të jenë vetëm këto qendra që do të ofrojnë shërbime socio-shëndetësore, por ne jemi në një vlerësim të dytë duke filluar nga viti 2023 do të kemi sërish një zgjerim për sa i përket shërbimit socio-shëndetësor në rang vendi. Unë jam krenare që të them se jemi ndër vendet e para në rajon që po e zbatojmë një reformë të tillë, që është reforma e shërbimeve të integruara socio-shëndetësore, në sistemin shëndetësor, duke qenë se vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka të lidhur të dy sektorët dhe e bën shumë më të lehtë këtë plan ambicioz që ne kemi nisur. Një plan, i cili ka qëllim për të qenë sa më afër qytetarëve, grupeve në nevojë duke filluar nga të rinjtë, adoleshentët dhe duke vijuar mbështetjen për moshat e treta”, tha Manastirliu. Shërbimi psiko-social do të ofrohet nga punonjës psikologë/punonjës socialë dhe ka për qëllim ofrimin e një shërbimi të kujdesit shëndetësor parësor të cilësisë së lartë, të plotë, të vazhdueshëm, të integruar dhe të arritshëm nga e gjithë popullata e zonës që mbulojnë këto qendra shëndetësore dhe veçanërisht kategoritë e margjinalizuara dhe vulnerabël. Përfshirja e figurës së psikologut/punonjësit social si pjesë e stafit të qendrës shëndetësore sjell një qasje gjithëpërfshirëse multidisiplinare të ekipit për ofrimin e shërbimeve të integruara në komunitet, të cilat do të plotësohen dhe me profesionistë të tjerë të shkencave mjekësore, si logopedë dhe fizioterapistë.https://ata.gov.al/2022/12/19/manastirliu-50-psikologe-punesohen-ne-qendrat-shendetesore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments