Fermerët që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tashmë mundësinë të përfitojnë 50% grant për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025.Afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025.
Ky program përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor, duke hapur rrugën për një bujqësi më moderne, produktive dhe konkurruese.