Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT5 studio prestigjioze në garë për realizimin e automotoparkut

5 studio prestigjioze në garë për realizimin e automotoparkut

5 nga studiot më të mira të projektimit të pistave të garave me makina, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, ajka e dizajnit të automotodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore kanë shprehur interes për realizimin e automotoparkut, i pari në historinë e Shqipërisë me standardet e FIA-s. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë pistë prej 5.3 km, do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve. “5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar, që do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informoi se automotorizimi shqiptar po punon krah për krah me FIA dhe me nivelin më të lartë të eksperiencës në botë, përfaqësuar nga: TILKE GmbH & Co. KG, APEX Circuit Design Ltd., Studio DROMO Srl., Test & Training WURZ Design, DRIVEN International Ltd., për jetëzimin e këtij projekti të shumëpritur, në Krastë, Elbasan. DPSHTRR publikoi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Automotopark Albania.https://ata.gov.al/2022/12/05/rama-5-studio-prestigjioze-ne-gare-per-realizimin-e-automotoparkut-ne-elbasan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments