Nga tatimi mbi të ardhurat personale në muajin janar u arkëtuan 5.7 miliardë lekë. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave, këto të ardhura rezultojnë 452 milionë lekë ose 8.6% më shumë se janari i 2023-shit, si dhe 212 milionë ose 3.6% më pak se plani i janarit 2024. Gjatë vitit 2023, nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 57.9 miliardë lekë. Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës; të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare; të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë; të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale; të ardhurat nga huaja dhe qiratë; të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme; të ardhurat e individëve nga lojërat e fati dhe kazinotë; të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ja shet një personi tjetër; të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave.
5.7 miliardë lekë u arkëtuan në janar nga tatimi mbi të ardhurat personale
RELATED ARTICLES