Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE450 milionë euro për financimin e Infrastrukturës Evropiane të Reve Kompjuterike

450 milionë euro për financimin e Infrastrukturës Evropiane të Reve Kompjuterike

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë ka dhënë dritën jeshile për financimin e projekteve për ndërtimin e një Infrastrukture Evropiane të Reve Kompjuterike, pavarësisht krizës buxhetore që ka lënë një deficit shumë miliardë eurosh për vitin 2024. Siç njoftoi ministria në përgjigje të një pyetjeje, projektet nga SAP, Deutsche Telekom dhe Siemens do të mbështeten me rreth 450 milionë euro (486 milionë dollarë). Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck shpjegoi se projektet do të çojnë përpara transformimin dixhital të ekonomisë gjermane dhe evropiane. Infrastrukture Evropiane të Reve Kompjuterike që do të krijohet do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe përdorimin e të dhënave të një cilësie krejtësisht të re.

“Kjo do të krijojë modele të reja biznesi në inteligjencën artificiale, drejtimin autonom dhe mbrojtjen e klimës”, tha ai. “Qeveria gjermane po demonstron aftësinë e saj për të vepruar, edhe në një situatë të ngushtë buxhetore”, tha ministri. “Sinjali i qartë është se projektet e rëndësishme të transformimit dixhital dhe industrial do të vazhdojnë të marrin fonde dhe mund të mbështeten në angazhimet e qeverisë federale”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments