Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI45 mijë fermerë përfitues nga Skema Kombëtare

45 mijë fermerë përfitues nga Skema Kombëtare

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se po vijon punën intensivisht për disbursimin e fondeve subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues në Skemën Kombëtare. AZHBR informon se, ka arritur në 45 745 numri i fermerëve përfituesve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2022, ndërsa vlera e dhënë në 4.6 miliardë lekë. Përmes kësaj skeme me 5.1 miliardë lekë nga buxheti i qeverisë shqiptare po mbështeten sektorë të ndryshëm të bujqësisë, teksa fokus është ulja e kostove për fermerët, me qëllim rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e ekonomisë rurale. AZHBR ka mbështetur sektorë të ndryshëm si bletarinë,tufën bazë, fara/fidanë, ndërtimin e serrave, fermat organike, kultivimin i bimëve mjekësore, automatizimin e fermës, si dhe mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, rinovimin i infrastrukturës së anijeve të peshkimit dhe ngritjen e tregjeve të produkteve bujqësore. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments