Uji është thelbësor për mirëqenien e organizmit dhe për shëndetin tonë, por një pjesë e madhe e popullsisë nuk pi sasinë e rekomanduar prej afërsisht dy litra në ditë për gratë dhe 2,5 litra për burrat. Veçanërisht, të moshuarit në mbi 40% të rasteve nuk e arrijnë këtë sasi me rrezikun e një ndikimi negativ në performancën fizike dhe konjitive. Sipas Graziano Onder, i Institutit italian të Shëndetit, të moshuarit duhet të ndjekin rregulla të thjeshta për të qëndruar të hidratuar edhe gjatë verës. “Duhet të pini shumë, edhe në mungesë të stimulimit të etjes. Këshilla ime është të mbushni një shishe me dy litra. në mëngjes, dhe duke ditur që duhet ta keni përfunduar deri në mbrëmje”, thekson ai. “Rregulli i tretë: hani ushqime të pasura me lëngje, si fruta dhe perime, ndërsa – së katërti – shmangni pijet me sheqer ose alkoolin që nxisin dehidratimin”, thekson ai. Për më tepër, Onder thekson se ”nuk duhet të ndalojmë së bëri aktivitet fizik, por duhet ta bëjmë në orët më të freskëta të ditës”. ”Rregulli i tetë: mos e neglizhoni shoqërinë: kur jetoni në shoqëri, të kesh hidratim të mjaftueshëm dhe ushqim të mirë është më e lehtë sesa nëse jetoni vetëm”, shton ai.