Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka mbështetur gratë në zonat rurale me financime direkte për blegtorinë , bletarinë , fermat organike, peshkimin. 40 % e financimit nga programi IPARD shkon për sipërmarrjet nga gratë rurale në grante për investimet në ferma, sipërmarrje agropërpunuese dhe turizëm rural. Nëpërmjet kësaj mbështetje synohet fuqizimi ekonomik të grave në fshat. Ndërsa roli i grave në ekonominë dhe zinxhirët e vlerës në zonat rurale shkon përtej prodhimit. Organizimi i grave rurale në shoqata, u ka mundësuar atyre të përfitojnë edhe nga skemat e mbështetjes financiare, për të zhvilluar biznesin në fushën e agropërpunimit të prodhimeve bujqësore, por edhe të artikujve tradicional të zonës së tyre.https://ata.gov.al/2022/10/16/40-e-financimit-nga-ipard-per-sipermarrjet-nga-grate-e-zonave-rurale/