Thursday, November 21, 2024
HomeSOCIALEARSIM4 mijë mësues do të trajnohen me metodat më efektive të mësimdhënies

4 mijë mësues do të trajnohen me metodat më efektive të mësimdhënies

Ministria e Arsimit dhe Sportit nisi Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025. Deri në fund të 2024, më shumë se 4000 mësues nga i gjithë vendi do të përfitojnë nga trajnimet në lëndët e gjuhës shqipe, matematikës, lëndët e shkencave, arsimi fillor dhe teknologji informacioni, duke i përgatitur ata me metodologji të reja të mësimdhënies.

Ky program ambicioz angazhon 7 universitete publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj të mësuesve, si Universiteti i Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments