Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE4.3 milionë dollarë subvencione për fermerët e serrave

4.3 milionë dollarë subvencione për fermerët e serrave

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022 subvencionon fermerët e serrave me pagesa direkte deri në vlerën 4 mijë dollarë për dy sezone të mbjellash. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri sot të ditur se, në Skemën Kombëtare 2022 për masën e mbështetjes me fara/fidanë dhe inpute të tjera për përdorim në serra, janë vënë në dispozicion 4.3 milionë dollarë. Në këtë masë një fermer mund të përfitojë deri në 4 mijë dollarë për ha në vit për dy mbjellje. Përtej ndihmës me uljen e kostos së prodhimit, kjo masë ka për qëllim edhe të inkurajojë përdorimin e farave dhe fidanëve apo pesticideve të kontrolluara nëpërmjet faturës si të certifikuar. Sipas MBZHR në këtë masë kanë aplikuar 813 fermerë dhe deri me tani janë paguar 161 përfitues, ku 54% e përfituesve janë grupime fermerësh nga 2 deri në 5 fermerë në një aplikim. Ekspertët në MBZHR shprehen optimistë për këtë masë mbështetëse nxitëse, e cila vjen e thjeshtuar, duke kërkuar vetëm dokumentet e domosdoshme për financim. Ndërkohë, MBZHR ka marrë masa me stafin e këshillimor që t’i orientojnë dhe ndihmojnë fermerët të plotësojnë kushtet me fatura për fara, fidanë dhe inpute, pasi vetëm kështu mund të përfitojnë nga masa.

https://ata.gov.al/2022/07/12/4-3-milione-dollare-subvencione-per-fermeret-e-serrave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments