Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE39 kamera për menaxhimin e sezonit turistik në Shëngjin

39 kamera për menaxhimin e sezonit turistik në Shëngjin

Bashkia e Lezhës ka kryer një tjetër investim në shërbim të sigurisë dhe menaxhimit të mbetjeve. Falë këtij investimi, 39 kamera tani mbikëqyrin plazhin e Shëngjinit bashkë me gjithë akset rrugore. Sipas kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e sezonit në të gjitha aspektet, duke ndëshkuar me fakte filmike edhe shkelësit e ligjit. Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.https://ata.gov.al/2022/08/05/39-kamera-per-menaxhimin-e-sezonit-turistik-ne-shengjin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments