Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE34 viktima pas zjarreve nga temperaturat e skajshme

34 viktima pas zjarreve nga temperaturat e skajshme

Numri i të vdekurve për shkak të zjarreve në Algjeri ka arritur në 34 persona, mes një valë të nxehti që ka tronditur vendet e Afrikës së Veriut. Ministria e Brendshme tha se 24 civilë dhe 10 ushtarë vdiqën për shkak të zjarreve. Rreth 8 000 anëtarë të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë banorët dhe po shuajnë zjarret, të cilat shpërthyen mbrëmjen e së dielës. Era bëri që zjarret të përhapeshin në zonat e banuara, me 1 500 persona të evakuuar tashmë. ”Autoritetet janë ende duke evakuuar njerëzit që jetojnë pranë zonave pyjore”, tha ministria në një deklaratë të hënën vonë. Në Tunizinë fqinje, zjarre shpërthyen këtë javë edhe në zonat pyjore perëndimore pranë kufirit me Algjerinë, mes temperaturave rekord të regjistruara në disa pjesë të vendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments