320 mësues nga qarku i Tiranës janë tashmë gati të kontribuojnë për një edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës për fëmijët në arsimin fillor, falë projektit “EU4InclusiveTeaching” zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri. Ata kanë përfunduar me sukses 22 ditë trajnimi dhe seminarin përfundimtar, i cili shërbeu si certifikim i trajnerëve duke shënuar kulmin e një programi trajnimi të hartuar dhe aplikuar nga ekspertët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara Tampere në Finlandë, njoftoi sot Delegacioni i BE në Tiranë. Këta mësues do të marrin edhe rolin e trajnerëve, duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre me 15,000 kolegë gjatë fazës së dytë të programit. atsh