Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI30 prilli, afati për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave

30 prilli, afati për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave

30 prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Detyrimin për dorëzimin elektronik të deklaratës e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2023 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit. Deklarata DIVA gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi. Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Të dhënat zyrtare nga tatimet referojnë se në vitin 2023 kishin detyrimin për të plotësuar DIVA-n 106,208 persona. Në vitin 2024, kanë afat, deri në datën 30 prill të këtij viti, rreth 75 mijë individë, që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments