Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e ndriçimit në kryeqytet. Gjatë ditëve të fundit, blloku i zonës së “Komunës së Parisit” ka dalë në dritë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të mirëmbajtjes së ndriçimit publik. Ekipi u kujdes për zëvendësimin e llampave inkandeshente me llampa LED. Gjithashtu, është bërë dhe zëvendësimi i ndriçuesve inkandeshentë me ata LED në bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”. Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike, kanë edhe kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrisin cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale. ATA