Me fitoren e republikanit, Ron Johnson, në Wisconsin, beteja për kontrollin e Senatit tashmë është “në fije të perit“. Të gjithë i kanë drejtuar sytë nga tre garat e mbetura që po zhvillohen për Senatin, të cilat do të përcaktojnë nëse demokratët do të ruajnë kontrollin në dhomën e lartë të Kongresit, apo republikanët do të marrin kontrollin e saj. Në Arizona, demokrati Mark Kelly ka një avantazh të lehtë ndaj rivalit Blake Masters të nominuar nga Donald Trump, megjithëse deri tani vetëm 69% e votave janë numëruar. Në Nevada, republikani Adam Laxalt, është në epërsi ndaj rivalit të tij demokrat, Catherine Cortez Masto, me 80% të votave që janë numëruar. Por e panjohura më e madhe duket se mbetet Gjeorgjia, ku kandidati republikan, Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock, janë thuajse të barabartë, kur janë numëruar rreth 49% e votave. Duket se në këtë shtet jugor do të zhvillohen sërish zgjedhje në dhjetor, për shkak të balotazhit, pasi në Gjeorgji një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50% të votave për të fituar që në raundin e parë. https://lajme.rtsh.al/artikull/gara-per-senatin-ne-shba-3-shtetet-kyce-qe-do-te-percaktojne-se-kush-do-ta-kontrolloje