Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE3 milionë fëmijë mund të humbasin një semestër në Pakistanin e goditur...

3 milionë fëmijë mund të humbasin një semestër në Pakistanin e goditur nga përmbytjet

Pothuajse 3 milionë fëmijë në Pakistan mund të humbasin të paktën një semestër për shkak të dëmtimit të shkollave nga përmbytjet, thanë zyrtarët të enjten, pas shirave të dendur të musonit që mund të përkeqësohen nga ndryshimet klimatike, njofton Associated Press. Përmbytjet e paprecedentë që nga mesi i qershorit kanë prekur më shumë se 33 milionë njerëz, kanë përmbytur miliona hektarë tokë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën, duke përfshirë objektet arsimore. Autoritetet lokale kanë ngritur qendra të përkohshme mësimore në zonat e goditura nga përmbytjet për t’u mundësuar fëmijëve të vazhdojnë të studiojnë. Megjithatë, zyrtarët thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme, duke pasur parasysh shkallën e shkatërrimit. Në provincën jugore Sindh, zona më e goditur e Pakistanit, përmbytjet kanë dëmtuar rreth 15,000 shkolla, ku ishin regjistruar 2.4 milionë fëmijë, sipas departamentit lokal të arsimit. Kjo ka ngritur frikën se të paktën 2.8 milionë fëmijë në të gjithë vendin mund të humbasin një semestër, thanë zyrtarët në Komisionin e Planifikimit dhe Autoritetin Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive për Associated Press. Pakistani, UNICEF dhe agjenci të tjera kanë ngritur shumë qendra të përkohshme mësimore, thanë ata. Të enjten, Ministri i Planifikimit Ahsan Iqbal u tha gazetarëve në Qendrën Kombëtare të Reagimit dhe Koordinimit të Përmbytjeve të mbështetur nga ushtria se përmbytjet kanë shkaktuar aq shumë shkatërrime saqë puna e ndihmës dhe rehabilitimit do të vazhdojë për dy vjet. Përmbytjet kanë vrarë 1,666 njerëz dhe kanë dëmtuar 643 shkolla në Baluchistan, 109 në Punjab dhe 287 në provincat Khyber Pakhtunkhwa. Shumica e të vrarëve ose të prekurve nga fatkeqësia janë gra dhe fëmijë, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive. Një raport i Bankës Botërore i publikuar të mërkurën tha se përmbytjet kishin prekur rëndë shkollat. Shkolla e mesme qeveritare Ahmadani, në rrethin Dera Ghazi Khan të Punjabit, u kishte shërbyer brezave të studentëve që nga viti 1916. Por ajo nuk ishte më funksionale për shkak të dëmeve nga përmbytjet, tha ajo. “Rreth 3.5 milionë fëmijëve u është ndërprerë shkollimi”, thuhet në raportin e Bankës Botërore. Të dhënat e reja të qeverisë vijnë pasi organizata bamirëse Save the Children me bazë në Mbretërinë e Bashkuar vlerëson se pothuajse gjysma e familjeve të prekura nga përmbytjet po flenë jashtë në tenda ose strehimore të improvizuara. Më 31 gusht, Kombet e Bashkuara dhe Pakistani lëshuan një apel për 160 milionë dollarë fonde emergjente për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve. UNICEF-i javën e kaluar rinovoi apelin e tij për 39 milionë dollarë për të ndihmuar më të rrezikuarit, duke thënë se vetëm një e treta e shumës ishte përmbushur deri më tani.https://lajme.rtsh.al/artikull/3-milione-femije-mund-te-humbasin-nje-semester-ne-pakistanin-e-goditur-nga-permbytjet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments