Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të sipërmarrjeve të reja fondin prej 300 milionë lekësh, për të nxitur e inkurajuar krijimtarinë dhe shpirtin sipërmarrës. Të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovative, apo sipërmarrjet që kanë gati një produkt ose shërbim të cilin duan ta nxjerrin në treg, apo të rrisin linjën e prodhimit, mund të aplikojnë në “e-albania” përgjatë gjithë muajit mars, për të përfituar financimin nga masa mbështetëse grant 2024. Tre kushtet për të përfituar mbështetje financiare nga fondet e akorduara për startup janë: projekti t’i japë zgjidhje një problematike të caktuar dhe të jetë autentik; projekti duhet të jetë fitimprurës, të sjellë ide për qëllime sociale si dhe të ketë elementë inovativë si zhvillimi teknologjik, një shërbim, një procesim i ri.
Home SHKENCA DHE JETA 3 kushtet për të përfituar mbështetje financiare nga fondet e akorduara për...