Në tremujorin e tretë të vitit janë miratuar gjithsej 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350.603 metra katrorë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-I, vlera e përafërt e projekteve të miratuara përfshin ndërtesa dhe punime inxhinierike dhe arrin në 15,9 miliardë lekë.
Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit i takon ndërtimeve për banim, me 231 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 273.190 m². Ndërsa, ndërtesat jorezidente, që përfshijnë hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale, përbëjnë pjesën tjetër të projekteve me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe ndërtimi.
Qarku i Tiranës mban peshën kryesore të aktiviteteve ndërtimore, me 93 leje ndërtimi të reja dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 252.026 m².
Pavarësisht kësaj, gjatë tremujorit të tretë, një rritje të ndjeshme të vlerës së projekteve ndërtimore kanë regjistruar edhe qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.
Rritja e lejeve të ndërtimit është një shenjë e kërkesës së lartë për pasuri të paluajtshme.





