Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se përmes projekteve dhe investimeve që po ndërmerren, në 2030 synohet ujitje 100 % për sipërfaqet e tokës bujqësore.
Denaj ndau momente nga investimi që po realizohet në kanalin ujitës KU-13 në bashkinë Kurbin, teksa vuri në dukje se, punimet për rehabilitimin e kësaj vepre ujitëse janë drejt përfundimit.
“Me zbatimin e këtij projekti po ndërhyhet në gjithë gjatësinë e kanalit ujitës prej 7.9 km, duke përmirësuar ujitjen në mbi 1200 ha tokë bujqësore”, tha ajo.
Sipas saj, investimet në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen nga përmbytjet arrijnë vlerën 270 milionë dollarë.
Denaj bëri të ditur se, sipërfaqja e tokës së ujitshme është dyfishuar krahasuar me vitin 2013, nga 120 mijë hektarë në 270 mijë hektarë në 2024