Drejtori i Gatishmërisë dhe përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari, deklaroi sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. Hysenllari informoi se janë shuar pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin. “Janë shuar vatrat në në fshatin Burim, Dibër;në fshatin Mëhallëz, bashkia Divjakë;në fshatin Shënavlash, bashkia Durrës; në fshatrat Gorishovë dhe Drizë Myrteza, bashkia Fier; në fshatin Rrikaj, bashkia Kavajë; në Pyllëzimin e Ersekës dhe fshatin Taç Qendër, bashkia Kolonjë; në fshatin Boboshticë, bashkia Korçë; në Kodrën e Delvinëve dhe fshatin Zgërdhesh, bashkia Krujë; në fshatin Drenovë, bashkia Mallakastër; në fshatin Zenisht, bashkia Mat; në fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan;në fshatin Hadëraj, bashkia Selenicë; në fshatin Shëngjergj, bashkia Tiranë;në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë; në fshatin Çepan, bashkia Skrapar”, u shpreh ai.https://ata.gov.al/2022/08/08/hysenllari-26-vatra-zjarri-ne-24-oret-e-fundit-588-forca-operacionale-ne-terren/