Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të udhëhequr nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ata vendosën kurora lulesh të freskëta në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Sot është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ditës homazhe bën edhe krerët opozitarë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme. Ndërkaq, ora e parë e mësimit edhe këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar Epopesë së UÇK-së. Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mësimdhënësit iu shpjeguan nxënësve historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre. atsh