Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALE25 vjet më parë operacioni “Alba”

25 vjet më parë operacioni “Alba”

25 vjet më parë, më 11 gusht 1997, përfundoi një nga misionet humanitare më të mëdha të zhvilluara nga forcat e ndryshme ushtarake në Shqipëri, i cili njihet nën emrin “Operacioni Alba”. Të gjendur pas klimës së pasigurisë me ngjarjet e ndodhura gjatë atij viti, qeveria shqiptare e pa të udhës të kërkonte ndihmesën e një force shumëkombëshe për të kryer operacione humanitare në vend. Kërkesa iu drejtua OKB-së më 27.03.1997 nga pala shqiptare dhe Këshilli i Sigurimit e miratoi atë duke i hapur udhë një kontigjenti prej 3000 ushtarësh nga shtete si Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria dhe Danimarka. Shteti koordinues i kësaj trupe do të ishte Italia e cila u përzgjodh të drejtonte këtë mision. Bazat operacionale të trupave do të ishin në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri. Gjatë këtij operacioni u zhvilluan rreth 1700 sipërmarrje ku mendohet se në dobi të popullatës është shpërndarë rreth 5700 tonë ndihma në ushqime, ilaçe, veshje etj. Trupa ushtarake gjatë gjithë kohës monitorohej nga programi i OSBE-së. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na rikujton përmes disa dokumenteve të publikuara online, një nga momentet më të vështira të historisë sonë.http://ata.gov.al/2022/08/11/25-vjet-me-pare-perfundonte-operacioni-alba/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments