Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në Evropë, janë gjetur në një kopsht portugez. Skeleti i fosilizuar i një sauropodi u zbulua në qytetin qendror të Pombal, kur një burrë filloi të bënte disa punime në shtëpinë e tij. Sauropodët ishin më të mëdhenjtë nga të gjithë dinosaurët dhe kafshët më të mëdha tokësore që kanë jetuar ndonjëherë. Ata kishin qafë dhe bisht të gjatë, hanin bimë dhe ecnin me katër këmbë. Në fillim të këtij muaji, paleontologët nga Portugalia dhe Spanja zbuluan pjesë të shtyllës kurrizore dhe brinjëve të një sauropodi të mundshëm brachiosaurid që sugjeron se ai ishte rreth 12 metra i lartë dhe 25 metra i gjatë. Skeleti është gjetur në shkëmbinjtë sedimentarë të Jurasikut të Sipërm, duke sugjeruar se është rreth 150 milionë vjet i vjetër. Skeleti, i gjetur në pozicionin ku ndoshta ka ngordhur dinosauri, tani po studiohet nga një ekip ndërkombëtar kërkimor. Për shkak të pozicionimit relativisht të paprekur të skeletit, paleontologët që punojnë në gërmim shpresojnë se ka më shumë prej tyre që ata ende nuk kanë gjetur. “Nuk është e zakonshme të gjesh të gjitha brinjët e një kafshe si kjo, e lëre më në këtë pozicion, duke ruajtur pozicionin e tyre origjinal anatomik,” tha për Phys Elisabete Malafaia, studiuese postdoktorale në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Lisbonës.
25 metra i gjatë, zbulohet skeleti i dinosaurit më të madh të gjetur ndonjëherë
RELATED ARTICLES