Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE25 autorë shqiptarë janë përkthyer në gjuhë të huaj, përgjatë 3 viteve

25 autorë shqiptarë janë përkthyer në gjuhë të huaj, përgjatë 3 viteve

Përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera është një nga sfidat e punës së Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit. Përmes programit “Fondi i Përkthimit në gjuhë të huaj”, përgjatë 3 viteve, janë mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit përkthimi i 25 autorëve shqiptarë si: Visar Zhiti, Romeo Çollaku, Fatos Lubonja, Zija Çela, Tom Kuka, Mira Meksi, Natasha Lako, Artan Fuga, Ylljet Aliçka etj. Përkthimet janë kryer në gjuhë të ndryshme si frëngjisht, greqisht, turqisht, serbisht, italisht, etj. Gjuha italiane është gjuha ku libri shqip është përkthyer më së shumti këto vite. Vetëm këtë vit, 12 aplikime ishin në këtë fond për gjuhën italiane, ku kishte një rritje të interesit ndaj autorëve të rinj si Enkelejd Lamaj, Andreas Dushi, Liridon Mulaj, Suad Arilla, e të tjerë. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dëshiron që harta e përkthimeve në gjuhë të tjera të rritet, bashkë me përkthimet e autorëve të tjerë shqiptarë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments