Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA24 lloje të reja faune dhe flore në gjithë territorin

24 lloje të reja faune dhe flore në gjithë territorin

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro informoi sot për gjetjet e reja mbi florën dhe faunën. “Një lajm i mirë na vjen nga kolegët e 12 drejtorive rajonale të Zonave të Mbrojtura Natyrore në këtë prag fundviti”, është shprehur Kumbaro e cila më pas renditi bimët dhe kafshët e gjetura nga specialistët e AdZM-ve në të gjithë territorin shqiptar. Disa nga gjetjet e reja mbi florën janë: Centaurea Shumkana, Eranthis hyemalis, Buxbaumia viridis, Limonium csamilium. Dokumentime të reja mbi faunën kanë të bëjnë me specie si: Foka e Mesdheut, Rrëqebulli i Ballkanit, Odontaspis ferox, Gjeli i egër, Breshka detare, Dhia e egër, Kaprolli, Dreri, Çakalli, Lundërza, Kërmilli (Allaegopis amphikypellon), Ariu, Ujku, Baldosa, Thëllëza, Derri i egër. Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë. Falë moratoriumit tashmë ka jo vetëm shtim të numrit të specieve duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve. Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ