Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE24 demonstrues përballen me dënim me vdekje

24 demonstrues përballen me dënim me vdekje

Të paktën 24 demonstrues iranianë përballen me dënim me vdekje pasi iu bashkuan protestave kritike ndaj autoriteteve, sipas një raporti të botuar sot. ”Etemad”, një gazetë e përditshme iraniane e lajmeve, publikoi një listë të përpiluar nga autoritetet gjyqësore duke akuzuar 25 demonstrues për “luftë kundër Zotit”, një akuzë që mbart dënimin me vdekje sipas ligjit islamik. Muzikanti i repit, Mohsen Shekari, i cili gjithashtu ishte në listë, u ekzekutua të enjten, i akuzuar për sulmin me armë ndaj një roje sigurie, nxitje të terrorit dhe bllokimin e një rruge. Autoritetet gjyqësore njoftuan se do të ndodhin ekzekutime të tjera. Megjithatë, në raport, ”Etemad” i bëri thirrje gjyqësorit që të rishikojë dënimet me vdekje dhe të shmangë ekzekutimet e mëtejshme. Ekzekutimi i Shekarit provokoi dënime të fuqishme brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, udhëheqësit politikë iranianë, përfshirë presidentin Ebrahim Raisi, e përshkruan ekzekutimin si një përgjigje legjitime ndaj trazirave mbarëkombëtare. Ndërkohë iranianët jashtë vendit planifikojnë të mbajnë një seri mitingjesh proteste gjatë fundjavës. Protestat u shkaktuan nga vdekja e një gruaje kurde iraniane, Mahsa Amini, më 16 shtator. Ajo vdiq në paraburgimin e policisë pasi u arrestua për shkelje të kodeve islame të veshjes. Krahas sanksioneve ndërkombëtare në lidhje me mosmarrëveshjen bërthamore, Teherani është gjithashtu subjekt i sanksioneve për shkeljet e të drejtave të njeriut.https://ata.gov.al/2022/12/10/iran-24-demonstrues-perballen-me-denim-me-vdekje-per-protesta/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments