Porti i Durrësit edhe gjatë këtij sezoni turistik ka qenë ndalesa e një numri të lartë mjetesh turistike.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se gjatë periudhës janar-korrik 230 mjete turistike detare janë ndalur në Autoriteti Portual Durrës.
Sipas APD-së edhe në ditët e fundit të gushtit vijon të ankorohen jahte turistike në kalatat e portit.
Ditën e djeshme në port u ankorua superjahti gjerman “MY GOLDEN ODYSSEY” me gjatësi 124 metra, i cili është ndalur për shërbime portuale.
Vitet e fundit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.
Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar.