Skemat e reja të miratuara nga OSHEE ofrojnë mundësi për shlyerjen e detyrimeve të akumuluara deri në 31 dhjetor 2023, duke u fokusuar në mbështetjen e familjeve në nevojë dhe biznesit të vogël.

Klientët përfitues të skemave lehtësuese, paguajnë debinë me këste fikse mujore, krahas faturës korente të konsumit të energjisë elektrike.

Aktmarrëveshjet përfshijnë klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet me këste fikse mujore që nisin nga 1,200 lekë.

Klientët e tjerë familjarë do të përfitojnë këste fikse mujore që nisin nga 2,800 lekë.
Për të ruajtur një standard të përballueshëm aq sa dhe të drejtë, numri maksimal i kësteve do të jetë jo më shumë se 240 këste.

Në çdo rast klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst pagese, me vlerë më të lartë se vlera minimale, duke iu përmbajtur kushtit prej maksimumi 240 këstesh

Klientët jofamiljarë (privat, buxhetorë dhe jobuxhetorë), do të paguajnë me këste të përcaktuara në bazë të shumës së detyrimit, si me poshtë.

OSHEE ka miratuar gjithashtu reduktime të kamatëvonesave për klientët që zgjedhin shlyerjen e të gjithë detyrimit me një këst të vetëm.

Klientët familjarë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës. Klientët jofamiljarë, në kategorinë privat, buxhetorë dhe jobuxhetorë, përfitojnë reduktim në masën 50%.

Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë, 100% të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.