219 automjete i shtohen koleksionit me vlera të rralla historike

0
3

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se viti 2024 numëron 305 mjete të verifikuara nga të cilat 217 plotësojnë kriteret për statusin “RETRO”.

“209 automjete dhe 96 motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa “RETRO” në periudhën janar – dhjetor 2024”, bëri të ditur DPSHTRR.

Automjetet në fjalë që sot identifikohen zyrtarisht nën logon “RETRO” posedohen nga koleksionistë të ndryshëm, të cilët me pasionin e tyre kanë arritur të ruajnë ndër vite, por edhe dekada makina të tilla unike në llojin e tyre.

Statusi “RETRO” nënkupton regjistrimin e tyre zyrtar nga institucionet si automjet i dalë nga qarkullimi dhe i ruajtur për qëllime koleksioni dhe gjithashtu që mbart vlera historike.

Pjesë e “RETRO” sot janë të pasionuarit, restauruesit, koleksionuesit e ciklomotorëve dhe automjeteve të hershme, që gjithashtu ngjallin edhe kureshtjen e njerëzve.