Si lindi spritz, 210 vite më parë?, shkruan quelchenonsapevi.it.

Jemi në Venecia, në vitin 1815. Kongresi i Vjenës ia dorëzon Veneton Perandorisë Austro-hungareze.

Ushtarët austriakë hyjnë në tavernat veneciane, por kanë një problem.

Vera e bardhë vendase është shumë e fortë për shijen e tyre.

Dhe zgjidhja vjen instiktivisht.

“Spritzen!” bërtasin ata në bar.

”Spërkateni, hollojeni me ujë të gazuar” ishte përkthimi i kësaj fjale.

Fjala gjermane jehon midis tavolinave të tavernave, ndërsa ushtarët pa e ditur transformojnë një pije të lashtë.

Pronarët venecianë të tavernave vëzhgojnë, mësojnë. Ky gjest i huaj shpejt bëhet një zakon vendas që përfshin dekada.

Evolucioni vendimtar ndodh midis viteve 1920 dhe 1930.

”Aperol”, ”Select” apo ”Campari” apo ”Prosecco” zëvendësojnë verën e bardhë dhe një fetë portokalli plotëson ritualin.

Lind ”spritz”-i modern.

Sot, mbi 300 000 ”spritz”-e shërbehen në Venecia çdo ditë.

Një numër që tejkalon popullsinë rezidente dhe flet për një transformim të jashtëzakonshëm.

Nga një zgjidhje ushtarake për t’i mbijetuar verës veneciane, ”spritz” është bërë një simbol global i aperitivit italian.

Veprimi i ushtarëve të huaj ka krijuar një traditë që përfshin kontinentet.

Një gotë që ende mbart brenda saj jehonën e asaj fjale austriake, ”të spërkatur” përgjatë shekujve deri më sot