Viti i kaluar ishte viti i pestë më i nxehtë i regjistruar, në varësi të të dhënave, raportoi sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). “Tendenca e rritjes së temperaturave do të vazhdojë, sepse ka sasi rekord të gazeve serrë në atmosferë”, tha WMO. “Pasojat po bëhen gjithnjë e më të dukshme”, shtoi agjencia. Me një rritje të temperaturës prej 1,15 gradë Celcius në krahasim me temperaturat para-industriale, viti 2022 nuk e mposhti rritjen e temperaturës në nivele rekord të vitit 2016 prej 1,3 gradësh. Këto nivele krahasohen me temperaturat gjatë epokës para-industriale të viteve 1850-1900. “Fakti që viti 2022 nuk e theu rekordin e 2016-ës ka të ngjarë për shkak të fenomenit të motit “La Nina”, i cili ka një efekt ftohës”, sipas WMO. “La Nina” përfshin ndryshime në rrjedhën e ajrit dhe ujit në dhe mbi Oqeanin Paqësor. “Në mesataren 10-vjeçare nga 2013 deri në 2022, temperatura mesatare globale ishte 1,14 gradë mbi nivelet para-industriale. Në 10 vitet nga 2011 deri në 2020, ishte 1,09 gradë”, raportoi WMO. ATA
2022, viti i pestë më i nxehtë në një dekadë
RELATED ARTICLES