Përveç rritjes së fondit për bujqësinë, qeveria vendosi sot të rrisë gjithashtu ndihmën për sektorin e peshkimit, i cili gjithashtu është përballur me rritjen e madhe të çmimit të naftës dhe kostos së peshkimit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi për mediet pas mbledhjes së qeverisë se “sot miratuam një fond shtesë prej 200 milionë lekë për subvencionimin e naftës për peshkim”. “Nga ky fond, do të përfitojnë me 40 lekë për litër subvencion shtesë për naftën 203 anije peshkimi në vend. Kjo mbështetje ndikon në rreth 5 milionë litra naftë që konsumohet nga anijet e peshkimit deri në fund të vitit”, u shpreh Krifca. Ministrja vuri në dukje se, falë punës së madhe të fermerëve, bujqësia gjatë gjithë këtij viti ka treguar një qëndrueshmeri të lartë duke vijuar rritjen e eksporteve dhe prodhimit bujqësor në vend. Me fondin shtesë prej 1.2 miliardë lekë të miratuar sot, i vihet në krah me një ndihmë të rëndësishme shtesë edhe 15 mijë fermerëve të tjerë dhe gjithë sektorit të peshkimit.https://ata.gov.al/2022/07/29/200-milione-leke-subvencionim-per-peshkimin-203-anije-nafte-me-40-leke-liter/
200 milionë lekë subvencionim për peshkimin, 203 anije naftë me 40 lekë/litër
RELATED ARTICLES