Sipas vendimit, zonat zhvillimore përfshijnë njësitë administrative Maminas dhe Gjepalaj dhe shtrihen rreth rezervuarëve kryesorë të zonës, përkatësisht Rubjek 1 dhe 2, Karrec, Karpen, Metallë, Callikës, Çizmelisë, Shtrazës dhe Terzies. Sipërfaqet e këtyre zonave variojnë nga 1,4 hektarë deri në 169,56 hektarë, sipas hartave të sistemit KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto dhe të bashkëlidhura vendimit.
Konkretisht, zona më e madhe zhvillimore është Rubjek 2 në njësinë administrative Maminas, me 169,56 ha, ndërsa zona më e vogël është rezervuari i Metallës, me 1,4 ha.
Të gjitha këto zona janë të përcaktuara me kujdes për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, duke përfshirë investime në sektorin industrial dhe atë turistik.
Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes dhe daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, duke mundësuar monitorim dhe menaxhim efektiv të zhvillimeve në terren.





