20 familje në Durrës të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë bërë me shtëpi të re në zonën e Spitallës.Lagjja e re urbane në Spitallë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, që nga vendet e parkimit, hapësirat e gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.
Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve.