Rruga “Butrinti” në Sarandë, një nga akset më të rëndësishme që lidh zonat turistike të qytetit, pritet t’i nënshtrohet një rikualifikimi të plotë me një investim prej rreth 2 milionë eurosh.

Projekti, i shpallur këtë javë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, synon të zgjidhë problemet e vjetra të trafikut dhe infrastrukturës së amortizuar që rëndojnë qytetin gjatë sezonit veror

Projekti parashikon ndërhyrje të plota në një gjatësi rreth 3,5 kilometra, nga rruga “Skënderbeu” deri te kanali i Çukës.

Sipas raportit teknik, seksioni i ri i rrugës do të ketë një gjerësi totale rreth 11 metra, me nga një korsi për secilin sens lëvizjeje, hapësira parkimi në disa segmente dhe kuneta kullimi me gjerësi 0,5 metra.

Në të dy anët do të ndërtohen trotuare të reja me gjerësi 2 deri në 3 metra, të shtruara me pllaka guri mbi një shtresë stabilizanti 15 centimetra, të rrethuara me bordura betoni 15 me 30 centimetra