Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALE199 familje hyjnë në shtëpitë e reja

199 familje hyjnë në shtëpitë e reja

Banorët në Zall-Herr, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, hynë sot në shtëpitë e reja të rindërtuara nga e para, shumë herë më të mira e më të forta se më parë. Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 199 shtëpive të reja në Zall-Herr, i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i zonës, Xhemal Qefalia. “Hapim dyert sot edhe në lagjen e re të Zall-Herrit, ku në total strehohen në shtëpi të reja 199 familje të prekura nga tërmeti në të gjithë zonën”, shprehet Rama. “Është një moment i bukur në këtë rrugëtim aspak të lehtë të rindërtimit, kur vjen ky moment që të dorëzohen shtëpitë. Është një moment që realisht e ndjen dhe e prek nga afër se sa e e rëndësishme, e mirë është politika dhe është një moment kur ja bën hallall të gjitha, jo lodhjen, por gjithë baltën, skërmitjet, sepse në fund të ditës ajo që mbetet është vepra dhe ajo që këtu mbetet pas gjithë kësaj kohe, janë dyert e hapura për 199 familje që nga sot kanë një shtëpi që kurrë nuk do ta bënin vetë, shtëpi të bukur dhe në një komunitet, ku nuk janë më të vetmuara, por janë së bashku, e kanë qendrën komunitare, shkollën, shërbime shumë të afërta dhe mbi të gjitha, janë pronarë të shtëpisë të cilën e marrin falas, pa asnjë kredi apo detyrim financiar”, tha Rama, teksa shtoi se ne të gjithë shprehëm solidaritetin tonë për të mbajtur premtimin tonë, që askënd nuk do të lëmë vetëm në atë moment dramatik, kur qindra familje mbetën rrugëve. “Ju takon juve ta mirëmbani këtë ambient kaq të bukur dhe ju takon juve të mos bëni shtesa, siç bëjnë disa të pangopur në mes të Tiranës, por atyre do t’jua marrim katet e shtesat dhe në të gjitha ato metra katrorë që janë ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit për qëllime fitimi, ne do të strehojmë familjet që janë në nevojë për strehim, ose do t’i detyrojmë ata t’i paguajë ato metra katrorë dhe me gjobë, aq sa të mos u shkojë më në mend për të ndërtuar pa leje dhe me to ne të paguajmë një pjesë të atyre që do të shpronësohen tek Unaza e Re”, deklaroi Rama. Përpos strehimit të sigurt dhe me standarde bashkëkohore për banorët e zonës, në këtë lagje është bërë rehabilitimi i plotë i zonës, duke përfshirë si infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.http://ata.gov.al/2022/09/09/rama-ne-zall-herr-199-familje-hyjne-ne-shtepite-e-reja/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments