Funerali shtetëror i Mbretëreshës do të mbahet më 19 shtator në Ëestminster Abbe, kisha ku mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë kurorëzohen. Po në këtë kishë Mbretëresha Elisabeth II u martua me Princin Philip në 1947. Krerë shtetesh nga e gjithë bota do të ftohen të bashkohen me anëtarët e familjes mbretërore për të kujtuar jetën dhe shërbimin e Mbretëreshës. Princesha Anne do të shoqërojë trupin e nënës së saj Mbretëreshës Elisabeth II në Londër përpara funeralit. Mbretëresha vdiq në Kështjellën Balmoral në Skoci. Dita e varrimit të Mbretëreshës do të jetë pushim, në nder të monarkut më jetëgjatë të Britanisë së Madhe. Kjo ditë do të shënojë edhe ditën e fundit të zisë kombëtare. Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator dhe ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite.https://lajme.rtsh.al/artikull/varrimi-i-mbretereshes-behet-me-19-shtator-shenon-fundin-e-zise-kombetare