Parku më i madh natyror i qytetit të Elbasanit në Krastë, që u shtua me 18 mijë fidanë të rinj për Vitin e Pyjeve. 18 mijë fidanë pishe të zezë iu shtuan Krastës, parkut më të madh natyror të qytetit të Elbasanit.
E cilësuar si “Mushkëria e gjelbër” e qytetit të Elbasanit, kodra e Krastës është pyllëzuar 6 dekada më parë, ndërkohë që në vite është dëmtuar nga zjarret dhe dora e njeriut.
Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve, ndërsa synohet zbatimi i një programi të gjerë që parashikon më shumë se sa mbjellje pemësh.