Monday, November 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE174 të vdekur pas rrëmujave në një ndeshje futbolli

174 të vdekur pas rrëmujave në një ndeshje futbolli

Të paktën 174 persona janë vrarë dhe 180 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje mes tifozave dhe oficerëve të policisë në një ndeshje futbolli në Indonezi, njoftuan sot zyrtarët, duke e konsideruar ngjarjen si një nga katastrofat më të rënda të stadiumit në botë. “Kur mbështetësit e zhgënjyer të ekipit vendas humbës, pushtuan fushën në Malang në provincën e Javas Lindore të shtunën në mbremje, oficerët hodhën gaz lotsjellës në një përpjekje për të kontrolluar situatën, duke shkaktuar rrëmuja dhe asfiksime”, deklaroi shefi i policisë të Javas Lindore, Nico Afinta. “Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmonin oficerët, të dëmtonin automjetet”, tha Nico, duke shtuar se përplasja ndodhi kur tifozët u larguan nga porta dalëse. Pamjet nga kanalet lokale të lajmeve treguan tifozët që dilnin në fushë pasi Arema FC humbi 3-2 me Persebaya Surabaya rreth orës 22:00. Gjithashtu, shihen përleshje pas hedhjes së gazit lotsjellës në ajër. Imazhet treguan persona që dukej se kishin humbur vetëdijen duke u tërhequr nga tifozat e tjerë. Kreu i një prej spitaleve në zonën ku po trajtohen pacientët tha për “Metro TV” se disa nga viktimat kishin pësuar plagë në tru, ku përfshihej edhe një fëmijë pesë-vjeçar. Presidenti indonezian, Joko Widodo tha se autoritetet duhet të vlerësonin plotësisht sigurinë në ndeshje, duke shtuar se ai shpresonte se kjo do të ishte tragjedia e fundit e futbollit në vend. Jokowi, siç njihet presidenti, urdhëroi Shoqatën e Futbollit të Indonezisë që të pezullonte të gjitha ndeshjet në ligën e lartë indoneziane BRI Liga 1, derisa të përfundonin hetimet./http://ata.gov.al/2022/10/02/indonezi-te-pakten-174-te-vdekur-pas-rremujave-ne-nje-ndeshje-futbolli/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments