Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA17 viktima nga stuhitë dhe 1 mld dollarë dëme

17 viktima nga stuhitë dhe 1 mld dollarë dëme

Një varg stuhish intensive dimërore vazhdon të godasë Kaliforninë Veriore duke sjellë shira të dendur, erë dhe breshër në rajonin tashmë të përmbytur nga ujërat, ndërsa numri i të vdekurve nga moti ekstrem rritet. ”Stuhitë e njëpasnjëshme vranë 17 persona duke përfshirë dy shoferë, të cilët vdiqën të martën në një aksident në autostradën 99 në qarkun Tulare, kur një pemë që ishte goditur nga rrufeja ra në rrugë”, deklaruan autoritetet shtetërore. “Këto përmbytje janë vdekjeprurëse dhe tani ato janë bërë më vdekjeprurëse se edhe zjarret këtu në shtetin e Kalifornisë”, tha guvernatori Gavin Newsom në një konferencë shtypi. ”Ndërsa është shumë herët për të bërë një vlerësim të saktë, kostoja për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga këto stuhi mund të arrijë ose të kalojë një miliard dollarë”, sipas Adam Smith, një shkencëtar i aplikuar i klimës dhe ekspert i fatkeqësive në Administratën Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës. SHBA pësuan 18 fatkeqësi të motit dhe klimës që kushtuan të paktën një miliard dollarë vitin e kaluar. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments