Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 374 testime për COVID-19, teksa 167 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ka pasur tre humbje jete dhe 733 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 374 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 167 qytetarë, në këto bashki: 50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Kolonjë. “Janë 6,980 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë 85 vjeç dhe 91 vjeç”, informon Ministria.
“Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.