Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALE150 mijë pasagjerë dhe 400 jahte turistike në Portin e Sarandës

150 mijë pasagjerë dhe 400 jahte turistike në Portin e Sarandës

Ky sezon turistik është konsideruar tepër i mbarë sa i përket edhe qarkullimit në rrugë detare duke konfirmuar fluksin e lartë të vizitorëve. Porti Detar i Sarandës këtë sezon ka njohur shifra të larta, jo vetëm për pritjen e pasagjerëve, por edhe për përpunimin e mjeteve lundruese, kryesisht jahteve, duke e bërë këtë qytet një destinacion të preferuar. Sipas shifrave zyrtare të portit, 158, 828 pasagjerë dhe 439 jahte turistike janë përpunuar gjatë periudhës janar-korrik 2022. Vetëm gjatë muajit qershor në Portin e Sarandës ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24 % më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021. Pranë portit ndodhet edhe

Zyra e Informacionit Turistik ku ofrohen harta të posaçme guidimi, albume e manuale që i përgjigjen interesit të shtuar të pushuesve për të qenë sa më të informuar dhe sa më të orientuar gjatë lëvizjes së tyre me mjete të transportit publik, taksi apo në rrugë detare.https://ata.gov.al/2022/08/28/mbi-150-mije-pasagjere-dhe-400-jahte-turistike-ne-portin-e-sarandes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments